Mirёsevini nё Studion Psikiatrike Irena Thoma!

Studio psikiatrike Irena Thoma ёshtё studioja juaj private pёr shёrbime psikiatrike nё Tiranё.

Nё studion tonё psikiatrike ofrojmё tё gjitha shёrbimet nё fushёn e psikiatrisё qё nga vendosja e diagnozёs deri nё trajtim duke marrё nё konsideratё gjithё aspektet sociale, psikologjike, personale dhe interpersonale.

Specialistja juaj pёr probleme psikiatrike nё Tiranё.

Psikiatria ёshtё njё fushё mjekёsore qё merret me parandalimin, njohjen dhe trajtimin e sёmundjeve psikiatrike. Pёr tё dhёnё ndihmё psikiatrike njё psikiatёr duhet qё tё ketё studiuar mjekёsi tё pёrgjithshme dhe tё jetё specializuar dhe diplomuar “Specialist psikiatёr”. Tё detyrueshme janё gjithashtu trajnimet e mёtejshme tё rregullta tё ҫertifikuara. Kёtu ndryshon njё trajtim professional psikiatrik nga ofertat e tjera tё terapisё nё fushёn e problemeve psikike. Specialisti psikiatёr ёshtё i specializuar pёr tё sqaruar dhe pёr tё trajtuar problemet psikike ose tё shёndetit mendor.

Jo vetёm shkaqet psikike por edhe ato fizike do merren nё konsideratё pёrgjatё diagnozёs dhe terapisё. Krahas trajtimit psiko-terapeutik mund tё pёrshkruhen mbёshtetur mbi nevojёn individuale mjekimet e pёrshtatshme.

Cfarё sёmundjesh trajtojmё nё kёtё studio psikiatrike?

Nё studion psikiatrike Dr.Shk. Irena Thoma trajtohen pacientё qё vuajnё nga:

  • Depresioni nё tё gjitha moshat.
  • Ҫrregullimet e ankthit.
  • Ҫrregullimet e pёrshtatjes.
  • Sёmundjen Alzheimer.
  • Sёmundjet bipolare, gjithё format e kёsaj sёmundjeje.
  • Problemet e mbilodhjes.
  • Ҫrregullimet e personalitetit.
  • Demencat.
  • Ҫrregullimet e panikut.
  • Ҫrregullimet e stresit post traumatik.
  • Psikozat.
  • Skizofrenitё dhe psikozat skizofrenike.
  • Problemet e gjumit.
  • Ankthet sociale.
  • Varёsitё e ndryshme.
  • Ҫrregullimet obsesive kompulsive.
  • ADHD (Ҫrregullimet e vёmendjes dhe tё hiperaktivitetit)

Diagnostikimi

Baza pёr njё mirёdiagnostikim ёshtё njё bisedё e parё e detajuar. Nё kёtё bisedё diskutohet rreth ankesave nё mёnyrё qё tё kuptohet shkalla e rёndesёs sё shqetёsimeve dhe do tё shqyrtohet zhvillimi dhe origjina e vuajtjes sё pacientit. Duke qenё se sёmundjet psikike mund tё kenё edhe shkaqe fizike pёrjashtimi i kёtyre shkaqeve ёshtё i nevojshёm. Pёr tё realizuar kёtё mund tё nevojiten ekzaminime fizike shtesё. Me mirёkuptimin tuaj mund tё pёrfshihen nё konsulta edhe mjekё tё fushave tё tjera. Pёrveҫ kёsaj ofrojmё vizita shtёpie dhe vёrtetimet mjekёsore relevante.

 

Terapia

Kryesore ёshtё qё tё informohet pacienti dhe nё shumicёn e rasteve kjo ndihmon qё shenjat e pёrmirёsimit tё fillojnё mё shpejt. Trajtimi modern psikiatrik bёhet nё shumё dimensione. Tre shtyllat kryesore tё trajtimit janё (1) psikoterapia, (2) farmakoterapia dhe (3) terapia kёshilluese. Nё bazё tё formёs sё sёmundjes dhe dёmtimit tё funksionimit qё shkakton sёmundja sё bashku do tё vendosim mёnyrёn dhe planin e trajtimit.

 

Adresa

Rruga "Kongresi i Manastirit", Pallati 82, Hyrja D 1/1, Tiranё

 

Orari

E hёnё - E premte, Ora 15:00 - 20.00